Showbiz

Jonida Maliqi merr dhuratën më të ëmbël për 8 mars

Në ditën ndërkombëtare të gruas, të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara edhe fëmijëve të vegjël u mësohet se sa të rëndësishme janë femrat në shoqëri e më së shumti nënat.

Edhe Jonida Maliqi si shumë nëna të tjera ka marrë një dhuratë të veçantë nga djali i saj i vogël. I vogli i saj Dan i ka dhuruar një kartolinë të personalizuar të cilën e ka dekoruar të gjithën vetë.

“Mami të dua shumë, Dan” -shkruhet në këtë kartolinë të dekoruar me një zemër të madhe dhe me një lule. Këtë dhuratë speciale, këngëtarja e famshme e ka shpërndarë në historinë e saj të Instagram-it dhe me siguri ka marrë qindra mesazhe të ëmbla.