Botë e Çuditshme

Ju prezantojmë me qenushen me hundën më të gjatë në botë!

Nga hunda te bishti është 145 cm i gjatë, por vetëm fytyra e saj është 30 cm. Qenushja e quajtur Lapsha mund të thyejë një rekord të veçantë, hunda e saj është 30.48 centimetra, që është me shumë mundësi hunda më e gjatë e një qeni në botë. Por, mesa duket hunda i ka hapur probleme Lapshas. Ajo është mjaft e ngathët dhe e çrregullt për shkak të kësaj hunde të madhe.

Aventurat e Lapshës në Instagram ndiqen nga më shumë se 109 mijë njerëz. Kjo racë njihet për fytyrën e gjatë, aq të gjatë sa është praktikisht një e katërta e gjatësisë së tyre. Raca Borzoi renditet e 103-ta në popullaritet midis 192 racave të qenve të njohura nga Klubi Amerikan i Kennelit. Çmimi për një qenush të kësaj race është shumë i lartë dhe arrin në 1800 dollarë e lart. Borzoi njihet për shpejtësinë e tij dhe dikur përdorej për të gjuajtur ujqër. Pavarësisht nga madhësia e tyre, këta qenë janë miqësorë me njerëzit. Ata jetojnë për rreth 15 vjet.

Rikujtojmë, se në Florida, një qen është futur në librin e rekordeve Guinness si qeni më i shkurtër në botë. Qenushja Pearl, e racës chihuahua, është më e shkurtër se telekomanda e televizorit dhe përafërsisht sa një kartëmonedhë. Pearl u kualifikua për titullin pasi një veteriner në spitalin e kafshëve Crystal Creek në Orlando, Florida, e mati dhe përcaktoi se ajo është vetëm 8 centimetra e gjatë nga toka dhe ishte e gjatë 12.7 cm.