Showbiz

Kapet duke i dhënë makinës në gjendje të dehur, ky është dënimi për portierin e Partizanit

Pak kohë më parë u bë e ditur se portieri i mirënjohur i ekipit të Partizanit Alban Hoxha u kap duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.

Sipas “Panorama Sport”, ai u dënua me 3 muaj burg për akuzën ‘drejtim automjeti në gjendje të parregullt’ edhe për faktin se nuk e pranoi këtë shkelje.

Gjithashtu mësohet se dënimi i tij për heqje lirie ka ndryshuar dhe është konvertuar në 80 orë punë të detyruar në komunitet.