Showbiz

Kastro Zizo kujton mamanë në ditën e lindjes, prek publikun me fjalët e tij të ndjera

Rreth dy vite më parë këngëtari dhe moderatori shumë i dashur shqiptar u përball me humbjen e nënës së tij dhe që nga ajo kohë duket se ai ka ndryshuar shumë.

Ai asnjëherë nuk i kursen fjalët e tij për tema të caktuara sociale apo ngjarje aktuale e megjithatë kur bëhet fjalë për njerëzit e tij të dashur, Kastro jo gjithmonë shprehet.

Nëna e tij e ndjerë sot do të mbushte 60-vjeç dhe për herë të parë pas kaq shumë kohësh ai ka guxuar të shkruajë disa fjalë për të.

Këngëtari ka postuar në rrjetet e tij sociale fjalët e ndjera që shkojnë për nënën e tij duke i kërkuar falje për faktin se mbase nuk do të bëhet kurrë ai çfarë mamaja e tij donte.