Gossip

Këngëtari i njohur latin po bëhet baba? Kjo foto ngjall dyshimet!

Vetëm ai di se si të tërheqi vëmendjen. Së fundmi, këngëtari i njohur latin, Maluma ka postuar në Instagram një foto, në të cilën shihet barku i rrumbullakosur i një vajze. Maluma shfaqet duke vendosur kokën mbi bark, në të cilin është shkruar: “#7DJ”.

Menjëherë pas fotos kanë nisur komentet nga fansat, të cilët padyshim janë ndier konfuzë. Disa e kanë uruar Maluma-n duke menduar se ai do të bëhet baba së shpejti, ndërsa të tjerë thonë se kjo është një formë që ka zgjedhur këngëtari për të promovuar ndonjë projekt të ri që do të publikojë së shpejti.

Ju si mendoni?

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim e të shohim çfarë po ndodh me të vërtetë me këngëtarin.