Showbiz

Këngëtarja shqiptare pranon shtatzaninë

Prej javësh aludohej në median online se këngëtarja kosovare Adelina Tahiri është në pritje të ëmbël dhe kjo gjë më në fund është konfirmuar.

Ditën e kaluar ajo ka postuar në rrjetet e saj sociale disa foto ku shihet duke mbajtur në duar një tollumbac me fytyrën e një foshnjeje.

Ajo gjithashtu ka zbuluar edhe gjininë duke shkruar në diçiturën e fotos se është në pritje të një djali. Këngëtarja e cila është zhvendosur në Zvicër tek bashkëshorti i saj ka shkruar pak më parë në Instagram se nuk do ta harrojë në asnjë moment se nga i ka rrënjët.

Adelina ka falenderuar të gjithë miqtë, ndjekësit dhe fansat e saj për mbështetjen dhe ka theksuar se kjo është periudha më e lumtur e jetës së saj dhe uron të gjitha femrat ta kalojnë një periudhë të tillë në paqe dhe begati.