Showbiz

Khloe Kardashian i drejtohet Tristan Thompson me një deklaratë publike

Mesa duket Khloe Kardashian është sërish në qendër të vëmendjes.

Pas skandalit të tradhëtisë nga ana e ish-partnerit të saj, duket se Khloe ka bërë përpjekje për ta mbyllur kapitullin, por nuk ka marrë asnjë reagim nga Tristan .

Ajo ka bërë një deklaratë publike ku i drejtohet për herë të parë lojtarit të NBA:

Pjesa më e trishtë e historisë së marrëdhënies tonë është që ne mund ta bënim që ajo të funksiononte.Sikur të të interesoja, ashtu siç më interesoje ti mua, do të luftoje. Por nuk e bëre. Pra është e qartë kisha të drejtë kur të thoja se unë të doja më shumë. Por ti e mohoje dhe thoje që më doje më shumë, por tashmë të gjithë e kuptojnë të vërtetën‘-përfundon Khloe