Showbiz

Khloé Kardashian kërkon fundin e lumtur si në përralla, por do të jetë Tristan Thompson princi i saj i kaltër?

Tristan, i dashuri i Khloé Kardashian ka thënë hapur përpara miqëve dhe familjes së saj se ai dëshiron të rikthehet sërish me të. Ylli i NBA pranoi se nuk e bënte atë ‘më pak burrë’ për të qenë thellësisht i dashuruar  me nënën e vajzës së tij dy-vjeçare, True. Nga ana tjetër, modelja  ka deklaruar se ajo dëshiron “një fund të lumtur “.

Kujtojmë se Tristan u karantinua me Khloé dhe vajzën e tij True dhe u kujdes për shëndetin e tyre gjatë karantinës.Pas deklaratës së Tristan, ku u shpreh se dëshironte të rikthehej me Khloé, kjo e fundit tha se nuk ishte e sigurt për një rikthim të dytë, sepse ishte lënduar shumë nga tradhëtia e Tristan kur ajo ishte shtatzanë me vajzën e tyre True.

Khloé ka deklaruar se ajo do të përpiqej të “thyente akullin” dhe t’i besonte përsëri Tristan, por ndërkohë ajo u shpreh se ishte mirënjohëse për mënyrën se si ai kishte ndryshuar, duke e quajtur atë ndyshim “si dita me natën” nga ajo që kishte parë më parë.E pyetur nëse ajo do të flinte me Tristanin, Khloé u betua se nuk do ta bënte kurrë këtë gjë, por do t’i jepte atij lamtumirën.