Auto & Moto

Kia prezanton makinën e saj të re elektrike!

Kia prezantoi së fundmi makinën “The New Kia Ray” një automjet elektrik i nivelit fillestar i krijuar për të përmbushur kërkesën në rritje për opsione të përballueshme tërësisht elektrike. Porositë për makinën e re elektrike të Kia-s kanë filluar që ditën e djeshme duke filluar nga rreth 20,500 dollarë.

“Është zgjidhja më e mirë për klientët që presin një mini-makinë elektrike të nivelit fillestar”,-tha një zyrtar i Kia-s. Ray EV do të vijë në gjashtë ngjyra të ndryshme.