Celebrities Gossip Showbiz

Kiara Tito tregon arsyen përse ka hapur një tjetër Instagram në emrin e Luizit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Pas hapjes dhe mbylljes së një llogarie të mëparshme me emrin e Luizit, partenerja e tij Kiara Tito vendosi të hapte një të re dhe ta menaxhonte personalisht atë. Ishte kunati i këngëtarit, bashkëshorti i motrës së tij, i cili erdhi me një reagim në dukje të çuditshëm. Sokol Tahiri shpërndau një postim në Instagramin e tij.

Pas kësaj Kiara ka bërë një postim në Twitter, ku ka treguar se vendimin për të hapur një tjetër Instagram për Luizin, që do të menaxhohej nga ajo nuk është një zgjedhje e saj, por e Luizit. Kjo pasi Kiara ka treguar se Luizi ia ka kërkuar këtë gjë asaj, kur ajo ishte ende në shtëpinë e “BBV2”.

Kiara ka disa ditë që është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” e tanimë po kalon kohë me familjarët e saj. Edhe tashmë jashtë shtëpisë Kiara e mbështet Luizin, si në çdo dalje televizive ashtu edhe në rrjete sociale. Edhe ditën e sotme Kiara ka postuar në Instagram një foto në krahët e tij dhe ka falenderuar të gjithë ndjekësit për mbështetjen e tyre dhe duke u shprehur se fituesi është Luizi.