Celebrities Gossip Showbiz

Kokë më kokë! Fero dhe reperi i njohur nuk kursejnë ‘diss-et’ për njëri-tjetrin…

Fero prej kohësh kishte pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet me një këngë. Dhe reperi e mbajti premtimin kështu duke publikuar sipas tij projektin e fundit muzikor në gjuhën shqipe “Bella”.  Kënga e Feros ka plot 1 javë që është publikuar dhe ka mbi 1 milion klikime. Ai gjithashtu na surprizoi me pjesëmarrjen si modele të Arbenitës, partneres së tij në klip. Dyshja ju dhanë fund thashethemeve për ndarje, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

Mirëpo, prej kohësh dihet se Fero ka probleme me reperin e njohur dhe shumë të pëlqyer nga publiku Unikkatil. E gjitha kjo ka nisur pak kohë më parë. por mesa duket ende nuk janë qetësuar gjakrat, Fero ka vendosur t’i trazojë sërish ujërat ku në një faqe me konkurse pune në Instagram, ku kërkohej ndihmës- kuzhinierë (duke ditur punën që Unikkatil ka bërë në ShBA )ka bërë tag reperin në formë tallje.

E duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak reperit, i cili nuk ka ngurruar t’i kundërpërgjigjet në rrjete sociale. Jo vetë ai, por grupi i tij The Bloody Alboz” kanë publikuar një fotografi të montazhuar duke ironizuar Fero si një kamarier pastiçerie.

Së fundmi, reperi është përfshirë në një tjetër incident. Pas mbajtjes për 48 orë ka treguar versionin e tij për incidentin e ndodhur me producentin, Jetmir Agaj. Fero ka treguar një kontratë të qershorit të vitit të kaluar ku dy palët janë pajtuar që të këmbejnë ‘beat’-at’, ai si dhuruesi dhe Fero në atë të dhuratë-marrësit.

Fero është liruar përkohësisht, por gjyqi i tij do të vazhdoj ende.

Pak ditë më parë, Fero na ka shuar kuriozitetin duke na treguar se do të nisë karrierën e tij muzikore në ShBA dhe se më në fund po përmbush ëndrrën e tij që prej fëmijërisë. Mund të themi me plot gojë se Fero na ka surprizuar shumë me këtë lajm dhe jemi kuriozë të shohim ecurinë e tij.