Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Kontrata me Pfizer, mbërrin sasia e vaksinave në aeroportin e Rinasit!

117,000 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur sonte në aeroportin e Rinasit. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa vaksinat e mbërritura janë pjesa e parë e dozave nga kontrata prej 500 mijë që pritet të vijnë brenda vitit.

“Sapo mbërritën 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit . 2,379,960 vaksina kanë mbërritur deri tani, për të vijuar vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Jemi të vendosur të garantojmë vaksinat falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë”, shkruan Manastirliu.

Kjo marrëveshje është votuar para disa ditësh në Kuvend me dakordësinë e të dyja palëve, PD dhe PS, ku këto doza të vaksinës Pfizer, që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 6 milion dollarë, do të shërbejnë për vijimin e vaksinimit masiv në vend.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2.379.960 vaksina anti-COVID.

Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën anti-COVID.