Aktualitet

KPA shkarkon Prokuroren Antoneta Sevdari

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shkarkon Prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdari, njëherazi anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, duke e lënë këtë Këshill me vetëm 10 anëtarë. Vendimi erdhi për shkak se Sevdari kishte probleme me pasurine e bashkëshortit, për të cilën paraqiti ankesë Komisioneri Publik. Kjo pasi Sevdari nuk e justifikonte me punën e tij jashtë vendit.