Food & Drink

Kremtojnë dashurinë, janë super krokante dhe kanë “pushtuar” rrjetet sociale, ju njohim me brioshët më të shijshëm në botë!

E kush nuk e dëshiron një briosh në mëngjes shoqëruar me kafe?! E prodhuar për herë të parë në Austri në gjysmën e dytë të viteve 1600, kjo ëmbëlsirë mbërriti në Francë në vitin 1770, “importuar” nga Marie Antoinette, gruaja e mbretit Louis XVI. Fillimisht, u bë me një lloj brumi buke, por u shndërrua në shekullin e 20-të në kënaqësinë e ëmbëlsirave me gjalpë.

Ndërkaq, 5 formatet e brioshëve më të çuditshëm, që kanë “pushtuar” rrjetin dhe që mund t’i provoni në Milano janë brioshi në formë zemre. Në Bar Paura, në rrugën “Bonvesin de la Riva 3”, ka një briosh që kremton dashurinë. I zbukuruar me mbushje të shijshme nga mascarpone deri te çokollata e bardhë dhe mjedra, brioshi vërtetë formën e një zemre.

Brioshi kubik është super krokante dhe u konceptua nga pastiçeri suedez Bedros Kabranian, i cili në dyqanin e tij në Stokholm, Socker Sucker, luan me format dhe shijet e brioshit kub. Brumi përgatitet në formën e një kubi, i cili, nëse dëshironi, mund të mbushet gjithashtu. Në Milano është riemërtuar KuBo dhe mund të shijohet në pastiçerinë Clèa në rrugën “Giacomo Boni”.

Brioshi XXL, i njohur si Cornettone për italianët, është i përshtatshme për t’u ndarë dhe me të tjerët. Mund të gjendet në Aroma Napoletano në rrugën “Traù, 2”, të specializuar në brioshët me origjinë nga Ischia, që zënë një pjatë të tërë.

Croffle është gjysmë waffle, gjysmë briosh dhe u krijua nga pastiçeri irlandez, Louise Lennox, pushtoi menjëherë rrjetet sociale, pasi ka edhe shumë variacioneve të shijshme. Gjendet në Milano, ku Oops Cafè e ofron atë me krem karamel.

Brioshi Cruffin është një kryevepër më bete. Në Egalité, një pastiçeri e stilit francez në Porta Venezia, mund të provoni rezultatin e gërshetimit midis kifleve dhe brioshit, krijimi më i famshëm i pastiçierit me bazë në Nju-Jork, Dominique Ansel. Me karamel sipër, ky miks bëhet edhe më i këndshëm.