Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me të bijën, e reja kallëzon të atin në polici, ndalohet 57-vjeçari!

Një 67-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vunë në pranga shtetasin J. Sh., pasi një 15-vjeçare ka njoftuar se ky shtetas po e ngacmonte seksualisht në banesën e saj.

Po këto shërbime bënë ndalimin e një 57-vjeçari, me inicialet R. Rr.,për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, pasi e bija 24-vjeçare kallëzoi në Polici se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në banesën e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.