Showbiz

Kur zbulon se Wikipedia të ka shpallur të vdekur!

Aktori i mirënjohur është befasuar kur zbuloi se kishte ‘vdekur’ por më pas u qetësua dhe shpërtheu në të qeshura.

Henry Cavill është aktori i cili shkëlqeu me rolin e tij kryesor në filmin “Batman vs, Superman: Dawn of Justice” i cili edhe pse është shëndoshë e mirë, për internetin ishte krejtësisht i vdekur.

Nëse do të klikonit emrin e tij në Wikipedia pak ditë më parë, do të shihnit se në të shkruhej se aktori kishte ndërruar jetë më 3 mars të këtij viti, shkaqet nuk u zbuluan kurrë.

Me shumë humor ai ka postuar një ‘selfie’ bashkangjitur këtij lajmi të rremë ku shkruan: “Kur zbulon se Wikipedia të ka shpallur të vdekur 2 ditë më parë”.

Mijëra komente kanë shkuar për aktorin ku fansat dhe ndjekësit e tij janë shkrirë së qeshuri e njëkohësisht e kanë ngushëlluar për këtë largim të parakohshëm nga jeta.

Ky gabim i inciklopedisë online është rregulluar menjëherë pas postimit të tij dhe tashmë që Henry është sërish midis nesh, është në pritje të ofertave për role të reja filmike.