Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i Superman së shpejti baba për herë të parë!

Aktori i njohur Henry Cavill dhe e dashura e tij Natalie Viscuso janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. “Natalie dhe unë jemi shumë, shumë të emocionuar”, tha Henry për mediat teksa u shpreh se prindërit e tij e frymëzuan atë të bëhej baba. Vetëm pak javë më parë Cavill dhe Viscuso u panë në Londër, por barku i Natalie ende nuk ishte aq i dukshëm, kështu që nuk pati dyshime se ata ishin në pritje të një fëmije.

Rkujtojmë, se Cavill ka folur për atësinë edhe më parë. “Nëse ndonjëherë do të kem fëmijë një ditë, dua të jem babai që vrapoj pas tyre”, ka thënë ai për Men’s Health UK në vitin 2017. Lajmi i ëmbël vjen 3 vite pasi Henry dhe Natalie zyrtarizuan romancën e tyre në Instagram. Ai shkroi asokohe se:

Jam shumë i lumtur në dashuri dhe në jetë. Do të isha jashtëzakonisht mirënjohës nëse do të ishe i lumtur me mua. Nëse nuk mund të jesh i lumtur me mua, atëherë të paktën përpiqu të jesh krenar dhe të jesh versioni më i mirë i vetes.