Showbiz

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods shihen për herë të parë së bashku pas skandalit të tradhëtisë

Javët e fundit tradhëtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian me Jordyn Woods ka qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë , një skandal që ende përflitet shumë.

Pasi i gjithë klani Kardashian-Jenner e largoi menjëherë Jordyn nga familja e tyre, kjo e fundit është parë nën shoqërinë e Kylie ditën e djeshme.

“E Online” ka konfirmuar se dy mikeshat janë parë duke drekuar dhe po bisedonin sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Jordyn u largua menjëherë nga shtëpia e Kylie pasi lajmi i tradhëtisë mori dhënë, aty ku po qëndronte prej kohësh.

Kylie dhe Jordyn kanë qenë mikesha të ngushta që në vegjëli dhe tashmë po përpiqen të rregullojnë marrëdhënien e tyre pavarësisht se pjesa tjetër e famlijes dëshiron të kundërtën.