Showbiz

Largohet për herë të parë nga i biri, Adelina Tahiri shpërthen në lot

Ka rreth dy muaj që kur vogëlushi i saj Jon ka ardhur në jetë dhe Adelina është përballur me një vendim të vështirë për herë të parë si një nënë.

Teksa ka dalë live në Instagram për të përshëndetur ndjekësit e saj ajo ka ndarë me to eksperiencën e parë larg të birit. Adelina u shpreh se ajo dhe bashkëshorti i saj maqedonas Serjozha Markov janë larguar jashtë vendin duke e lënë vogëlushin e tyre vetëm për herë të parë.

Edhe pse Joni është në kujdesin e së ëmës së këngëtares ajo është shumë e trishtuar që është larg tij dhe zbuloi se ka qarë për orë të tëra pasi e ka marrë malli shumë.