Celebrities Showbiz

Ledri Vula, DJ Dagz dhe vip-at e tjerë të showbiz-it që janë baballarë të përkushtuar…

Një baba është prindi mashkull i një fëmije. Përveç lidhjeve atërore të babait me fëmijët e tij, babai mund të ketë një marrëdhënie prindërore, ligjore dhe shoqërore me fëmijën që mbart me vete disa të drejta dhe detyrime. Një baba biologjik është kontribuesi gjenetik mashkullor në krijimin e foshnjës, nëpërmjet marrëdhënieve seksuale ose dhurimit të spermës.

Këta vip-a shqiptar duket se janë baballarë shumë të dashur dhe të përkushtuar dhe jo pak herë ndajnë foto me fëmijët e tyre në rrjete sociale. Ledri Vula e do shumë vogëlushen e tij Poem Blu, mamaja e së cilës është Sara Hoxha, dhe ndan me të postime në Instagram.

DJ Dagz ka një vogëlush me emrin Trev me Einxhel Shkira.

Alban Skënderaj ndan shpeshherë foto me vogëlushët e tij Ameli dhe Duam, që ka me Miriam Cani.

Bes Kallaku, duket një baba i përkushtuar në imazhet që ndan me vogëlushen Ajka, të cilën e ndan me Xhensila Myrtezaj.

Vlashent Sata ka Nolan Sol me Dojna Memën, vogëlushin që poston disa herë në Instagram.