Showbiz

Lewis Hamilton gati për t’ju futur muzikës?!

Kampion prej vitesh në ‘Formula 1’ dhe një ndër pilotët më të përfolur në historinë e këtij sporti megjithatë, Lewis Hamilton nuk mjaftohet me kaq.

Së fundmi sportisti i famshëm po mendon t’i hyjë seriozisht muzikës dhe thuhet se do të bashkëpunojë me Christina Aguilerën për një projekt muzikor.

Dyshja prej javësh përflitet se mund të kenë diçka me njëri-tjetrin pasi janë parë vazhdimisht bashkë por mesa duke bëhet fjalë për një prurje muzikore.

Këtë gjë e ka konfimuar tërthorazi edhe këngëtarja duke mos zbuluar emrin e personit me të cilin po bashkëpunon megjithatë të gjithë e kanë kuptuar se bëhet fjalë për pilotin britanik.