Showbiz

Lewis Hamilton me një model të ri flokësh siç nuk e kemi parë ndonjëherë

Mercedes ka punuar më shumë me aerodinamikën këtë javë, në vigjilje të çmimit të madh të Azerbajxhanit, pista e parë Europiane e sezonit.

Por ndërsa skuadra e Mercedes kërkon të ndryshojë diçka në raport me rivalët e Ferrarit, pasi nuk ka fituar asnjë nga tre garat e para të sezonit, Lewis Hamilton ka punuar paralelisht për paraqitjen e tij.

Britaniku 4 herë kampion i botës është shfaqur mëngjesin e së premtes në Baku me një stilt ë ri flokësh, që ka bërë të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Kjo nuk është hera e parë në fakt që britaniku befason.