Celebrities Gossip Showbiz

Lorenc Hasrama është një tjetër banor që bëhet pjesë e “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e sotme shtëpisë i janë shtuar 2 banorë të rinj. Banori i parë, i cili bëhet pjesë e shtëpisë është Gerti Koxha, i cili merret me modeling

Banori i dytë, i cili bëhet pjesë e shtëpisë është këngëtari Lorenc Hasrama.

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Top Channel (@topchannelalbania)

Ditën e sotme në shtëpi ka hyrë një zarf i zi nga Vëllai i Madh, i cili do të lexohet gjatë “Prime-t” të sotëm. Banorët si gjithmonë filluan të diskutojnë se për cilin banor është dhe çfarë rregulli kanë thyer këtë herë. Por këtë herë ishte e paparashikueshme nga banorët. Luizi, Kristi dhe Armaldo kanë thyer një nga rregullat e programit dhe janë futut brenda në tualet të shoqëruar dhe për këtë Vëllai i Madh ka vendosur që të tre të shkojnë në televotim.