Celebrities Gossip Showbiz

Luizi, Kristi dhe Armaldo shkojnë në televotim, ja çfarë përmbante zarfi i zi!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme në shtëpi ka hyrë një zarf i zi nga Vëllai i Madh, i cili do të lexohet gjatë “Prime-t” të sotëm. Banorët si gjithmonë filluan të diskutojnë se për cilin banor është dhe çfarë rregulli kanë thyer këtë herë. Por këtë herë ishte e paparashikueshme nga banorët. Luizi, Kristi dhe Armaldo kanë thyer një nga rregullat e programit dhe janë futut brenda në tualet të shoqëruar dhe për këtë Vëllai i Madh ka vendosur që të tre të shkojnë në televotim.

Këtë javë në nominim kanë qenë Antoneta, Fotinia, Armaldo, Dea Mishel, Qetsori, Sabiani dhe Nita. Publiku ka vendosur se mes tyre, banori që duhet të largohet përfundimisht nga shtëpia është Sabiani.