Politikë

LSI ankimon rezultatin zgjedhor në qarkun Gjirokastër!

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës. Përmes një shkrese, LSI-ja ka bërë thirrje që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Dropull.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit, në Gjirokastër Vangjel Tavo nuk arriti të merrte mandat e të përfaqësonte LSI-në në Kuvend.
Në këtë qark PS arriti të merrte 3 mandate ndërsa PD-ja 1.

Sot në KQZ është depozituar dhe kërkesa ankimore nr. 32 nga kandidati i koalicionit ABEOK, Tasim Mehmeti.