Aktualitet

Ekspertët e Reformës Zgjedhore/ Grupi i dialogut në mbledhjen e dytë caktoi katër anëtarët nga socialistët dhe opozita!

E dyta mbledhje e atij që njihet si Grupi i Dialogut 3+3 mes shumicës socialiste dhe Rithemelimit shërbeu për një vijim të ri të punës të Komisionit të Reformës zgjedhore.

Por pa PD-s zyrtare të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajn si bashkë-kryetar të kësaj reforme. Oerd Bylykbashi deklaroi se për këtë grup dialogu reforma zgjedhore është prioritare.

“Do të kërkojmë ndihmë për ekspertë nga OSBE ODIHR”-tha Bylykbashi.

Zoti Bylykbashi kërkoi forcimin e ndëshkimit penal për krime zgjedhore.

“SPAK dhe prokuroritë nuk e kanë bërë si duhet detyrën për këtë çështje.”

Grupi Dialogu vendosi se kush do të jenë ekspertët të cilët do të punojnë me ta. Nga Partia Socialiste janë zgjedhur Eridjan Salianji dhe Viktor Gumi, ndërsa nga Rithemelimi Ivi Kaso dhe Silva Caka.