Celebrities Gossip Showbiz

Luizi dhe Kristi flasin për nominimet, sipas tyre ja kush eleminohet!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Luizi dhe kristi kanë thyer përsëri një nga rregullat e vendosur nga Vëllai i Madh. Edhe ose pas shumë paralajmërimesh ata kanë diskutuar përsëri nominimet dhe për këtë javë kanë dhënë mendimin e tyre se kush do të eleminohet. Sipas Kristit më të rrezikuar janë Fotinia dhe Sabiani, por mendon se Fotinia do të eleminohet. Ndërsa Luizi mendon të kundërtën dhe është shprehur se Sabiani edhe vitin e kaluar ka rezistuar më shumë për shkak të shoqërisë me Ilirin, por këtë herë Luizi mendon se ai largohet nesër.

Ditën e sotme duket se Qetsori dhe Olta e kanë prishur përfundimisht aleancën e tyre, pasi ata kanë diskutuar në oborr edhe në prezencën e banorëve të tjerë. Ndër të tjera Qetsori e ka akuzuar Oltën se në një moment ka pasur qëllim të hynte në tualet teksa ai ndodhej aty. Këtë gjë Olta e ka mohuar kategorikisht.