Celebrities Music Showbiz

Maitre Gims flet me superlativa për Dhurata Dorën, ja çfarë planifikon të bëjë me të

Vetëm pak ditë më parë këngëtari i mirënjohur francez Maitre Gims dhe Dhurata Dora lançuan bashkëpunimin e tyre muzikor, “Only You” që u mirëprit nga fansat. Në vetëm kaq pak kohë kjo këngë rrëmbeu mbi 8 milionë shikime në kanalin YouTube të artistit.

Gjatë një interviste të dhënë për “NRJ Radio”, ku tha dhe fjalët më të mira për yllin e muzikës shqiptare. Sipas Maitre Gims, Dhurata është një vajzë vërtetë e talentuar e cila ka një rrugë të gjatë në industrinë e muzikës.

Unë jam një fans, më pëlqen ajo që Dhurata bën. E njoh atë për shumë kohë tani. Dhe absolutisht doja ta ftoja. Ajo është dikush që dua ta prezantoj në Francë sepse ka talent.

Gjithashtu ai shtoi se ky bashkëpunim me Dhuratën është një ndër këngët më të bukura që ai ka realizuar dhe e ka të preferuarën e tij.