Showbiz

Marina Vjollca feston ditëlindjen ja si urohet nga njerëzit e zemrës

Marina Vjollca është një ndër moderatoret më simpatike të ekranit e cila sot feston ditëlindjen e saj.

Mes qindra urimeve nga kolegët dhe familjarët ato që ranë menjëherë në sy janë nga bashkëshorti i saj reperi Getoar Selimi si edhe motra e saj e vogël Luana Vjollca.

I pari i cili bëri urimin publik më “00:00”, ishte Geti i cili në rrjetin social Instagram shkroi: “Për botën, ti mund të jesh thjesht një person, por për mua ti je bota. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime” ,-ai i ka bashkangjitur edhe një foto me ngjyra të Marinës ku shfaqet duke kërcyer.

Gjithashtu moderatorja e Top Channel, Luana Vjollca me anë të disa video-ve qesharake ku ato shfaqen duke luajtur me filtrat e Snapchat shkruan: “Nuk e di si do kishte qenë jeta ime pa ty por as që dua ta imagjinoj! Gjithmonë bashkë gjysma ime. Gëzuar ditëlindjen jetë, të dua.”