Celebrities Gossip

“Mbijetova në një fluturim”, Alban Ramosaj ndan me ndjekësit eksperiencën e frikshme!

Këngëtari që me zërin e tij të ëmbël ka pushtuar zemrat e publikut, Alban Ramosaj ka rrëfyer një eksperiencë të frikshme që i ka ndodhur së fundmi në një udhëtim me avion. Këngëtari simpatik ka ndarë me ndjekësit momentin e vështirë dhe plot ankth që ka përjetuar së fundmi.

Në momentin e uljes, avioni ka pësuar disa probleme teknike dhe njëri nga krahët e tij po nxirrte tym. Në këtë moment, Albani tregon se në ato momente i dërgoi një mesazh motrës së tij, Beatrix duke i dhënë të gjitha të dhënat e tij personale si kode bankare dhe fjalëkalime.

Megjithatë, fatmirësisht asgjë e keqe nuk ndodhi dhe gjërat u rregulluan shpejt.

Mbijetova në një fluturim, ku pajisjet e uljes nuk funksiononin dhe sapo prekëm pak tokën, piloti u detyrua të ngrihej prapë në ajër pasi që një tjetër mjet ajror ishte në pistë. Sikur kjo të mos mjaftonte, dilte tym nga krahu u djathtë i avionit. Fizikisht jam në rregull. Gjithashtu, gjatë këtyre momenteve i dërgova motrës sime të gjitha kodet, fjalëkalimet dhe pin-at e bankës. Por tani jam i zërë duke i fshirë ato mesazhe.

Kënga e fundit e publikuar nga këngëtari është “Shpirto” dhe ka vetëm dy javë që është publikuar. Muzika dhe teksti janë të vetë Albanit në bashkëpunim me reperin Elinel.