Showbiz

Mblidhet pas 22 vitesh kasti i “Gracka e Prindërve”, Lindsay Lohan kujton divorcin e prindërve të saj

Kanë kaluar plot 22 vite që nga realizimi i filmit “Gracka e Prindërve” që gozhdoi të rinjtë pranë ekranit dhe vazhdon të pëlqehet edhe sot.

Disa nga pjesëtarët e kastit u mblodhën në një intervistë virtuale për të kujtuar xhirimet e filmit dhe sigurisht Lindsey Lohan nuk mund të mungonte.

Aktorja hollivudiane u shpreh se të punonte për realizimin e “Gracka e Prindëve” ishte një prej eksperiencave më të veçanta të karrierës së saj.

“Në setin e xhirimeve ndjeja shumë kënaqësi, në asnjë moment nuk kam ndjerë se isha duke punuar. Të gjithë ishin kaq të sjellshëm dhe prindërit e mi në film më bënë të ndihem sikur isha vërtetë fëmija e tyre” -tha Lohan.

Më pas aktorja shtoi se gjatë kohës kur filmi po xhirohej prindërit e saj po divorcoheshin dhe ngjarja në film e ka bërë të kuptojë shumë gjëra rreth marrëdhënies së prindërve të tyre.