Aktualitet

Mbyti nënën me qese në Përmet, fqinjët e tronditur: Ishte djalë i qetë e nxënës i shkëlqyer!

Jepen detaje të reja nga krimi tronditës i një dite më parë në një familje në Përmet ku djali vrau nënën e tij, duke e mbytur me qese. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është i riu Albi Muhollari, për të cilin raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Pak ditë më parë, 24-vjeçari ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku studionte e punonte. Të afërmit e njohin si person të qetë, pa precedentë të mëparshëm. Mësohet se Albi ka kërkuar ndihmë në momentet e para të mbërritjes në familje dhe gjasat janë që ngjarja të ketë ndodhur në kushtet e tronditjes së fortë psikike.

Fqinjët pohojnë se Albi ka qenë duke kërkuar një armë zjarri, ndërsa në lagje njihej si person i qetë e nxënës i shkëlqyer në mësime. Duke folur për Top Channel, një fqinje rrëfen:

Kanë qenë në punë të tyre, ishin tregtarë që në vitet ‘90. Djalin e kishte në Amerikë. Dje nuk dëgjuam gjë. Ishin familje e respektuar dhe këtë që ndodhi, nuk e prisnim gjallë në botë. Nuk kishte pse ta bënte. Ajo grua e mirë shumë, shumë e lartë. Ishin shumë të mirë, asnjëri nuk e priste. Djali ka qenë në shkollë, për së mbari, djali më i qetë… të tërë habiten. Nuk e di, fat i keq për të dy, edhe për djalin edhe për atë, grua e rrallë.