Showbiz

Mc Kresha bëhet baba për herë të parë, zbuloni emrin e veçantë të bebit

Reperi shumë i dashur i publikut Mc Kresha është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij Erzina kanë pritur ardhjen në jetë të vogëlushes e cila ka një emër shumë të veçantë. Vajza e tyre është pagëzuar me emrin Iza që do të thotë ‘Zoti është i përsosur’.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vjehrri i reperit, Ximi Shehu i cili nëpërmjet një postimi në Facebook njofton ardhjen në jetë të vogëlushes duke i uruar jetë të gjatë.