Showbiz

Më në fund zbulohet i dashuri i ri i Rita Ora-s

Prej javësh përflitet se këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora është në një lidhje të re me muzikantin Andrew Watt dhe këtë gjë e kanë konfirmuar miqtë e saj të ngushtë.

Kohë më parë 27-vjeçarja është fotografuar me Andrew gjatë pushimeve në Romë por asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht marrëdhënien e saj.

Ata kanë rreth një vit që shoqërohen me njëri-tjetrin por në fshehtësi maksimale. 27-vjeçari ka qenë pjesëtar i grupit Purple Rain deri në vitin 2015 e më pas ka vijuar me karrierën e tij ‘solo’.

Pas valës së ndarjeve të një pas njëshme në Hollywood, Rita e sheh të arsyeshme që të ruajë me fanatizëm privatësinë e saj.