Celebrities Gossip Showbiz

Më shpejt nga sa e prisnim! Fejohet vajza e të ndjerit Paul Walker!

Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker ka zbuluar së fundmi se është fejuar me partnerin e saj Louis Thornton-Allan. Përmes rrjetit social, Instagram, Meadow ka publikuar një video ku tregon unazën e saj dhe padyshim ndihet edhe shumë e lumtur për këtë.

Rikujtojmë, se dyshja e konfirmoi lidhjen e tyre në korrik me një foto të përqafuar së bashku më divan. Meadow, ka tërhequr vëmendjen e fansave kohë pas kohë. Kjo ka ndodhur sepse bukuroshja ka ndjekë hapat e të atit dhe është përpjekur gjatë gjithë kohës të mbajë gjallë kujtimin e tij.

22-vjeçarja parakaloi në tapetin e kuq në premierën e filmit “F9” në datën 18 qershor, më shumë se shtatë vite pasi babai i saj, Paul Walker, humbi jetën në një aksident. Në atë periudhë, familja e tij në film ndaloi xhirimet për filmin “Fast & Furious 7” për rreth pesë muaj për të mbajtur zi për mikun e tyre.

Ndërkaq, të afërmit dhe njerëzit më të dashur të Paul Walker kanë folur për aktorin që humbi jetën në mënyrë tragjike nga një aksident në 2013, në një dokumentar për jetën e tij. Ata thonë se ai e adhuronte vajzën e tij Meadow, e cila ishte vetëm 15-vjeçe kur i ati ndërroi jetë.

Vajza e tij adoleshente shkoi në Kaliforni për të qenë me të atin një vit para tragjedisë, pasi u rrit me të ëmën në Hawaii. E ëma e Paul, Cheryl, foli për gëzimin që ndjente duke ndihmuar çdo ditë të mbesën në shkollën e kërcimit. Paul e shoqëronte gjithmonë të bijën dhe mëngjesin e vdekjes së tij më 30 nëntor 2013 ata kishin ngrënë mëngjes bashkë dhe e kishin lënë që do dilnin më vonë për dekorimet e pemës së Krishtlindjeve.