Showbiz

Mel B pranon se ka fjetur me Zac Efron

E ftuar në  intervistën e “Piers Morgan’s Life Stories”, Mel B zbuloi një tjetër detaj interesant nga jeta e saj.

Ajo shprehu se nuk e përkufizon seksualitetin e saj dhe mbi të gjitha pranoi se ka fjetur me aktorin e famshëm 31-vjeçar,  Zac Efron.

Pyetja e rradhës ishte pikërisht për Zac Efron. Ajo thjesht mori frymë thellë duke lënë të nënkuptohej se diçka më tepër se miqsore ka ndodhur mes tyre.

Marrëdhënia e tyre u përfol shtatorin e shkuar, pasi dyshohej se flisnin nëpërmjet një aplikacioni takimesh.