Showbiz

Mel B vë në lojë ish miken e saj, maskohet si Victoria Beckham për Halloween

Mesa duket Halloween-i nuk është vetëm për maska të frikshme me fantazma dhe demonë por së fundi fantazinë për t’u maskuar mund ta përdorësh edhe për t’u veshur si personazhe të famshëm e për t’u tallur me to.

Pikërisht këtë ka bërë pjesëtarja e “Spice Girls”, Mel B e cila ka shfrytëzuar këtë mbrëmje për të vënë në lojë ish miken e saj Victoria Beckham.

Ajo kishte veshur një paruke të ngjashme me modelin e flokëve të stilistes, një maskë me fytyrën e saj dhe një tabelë ku shkruhej “Unë nuk do shkoj në turne”, që janë fjalët e Beckham e cila ka vendosur të shkëputet nga grupi për t’u përqëndruar tek marka e saj.

Mel B ishte e shoqëruar edhe me një person i maskuar si David Beckham i cili në tabelën e tij i thotë Victorias të shkojë në turne për hir të fansave të saj. Ky individ kompletonte look-un e Halloween-it të këngëtares.

Ajo u shfaq në këtë mënyrë në festën e përvitshme të modeles Heidi Klum, po veshja e saj nuk u prit mirë nga kolegët por as nga publiku të cilët reaguan duke thënë se nuk është e drejtë të tallesh me vendimin e Victoria Beckham.

Kujtojmë se dy ish koleget patën një debat të ashpër sa i përket organizimit të një turneu botëror 2 apo 3 vjeçar që do të ndodhte pas ribashkimit të “Spice Girls”. E irrituar, Victoria asokohe u shpreh se nuk do të marrë pjesë në asnjë turne pasi e ka të pamundur të shëtisë botën për kaq shumë vite larg markës dhe familjes së saj.

E ftuar në “The Ellen Show”, Mel B i’u kundërpërgjigj duke thënë se ky turne do të ndodhë me apo pa Victoria Beckham, një debat ky që i dha fund miqësisë së tyre.