Celebrities Live From Tirana

Mes Oltës dhe Luizit, cili ka qenë banori më pak i preferuar i Arbër Çepanit?!

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë Arbër Çepani, tashmë një personazh publik dhe sipërmarrës i njohur, por dikur dhe fitues i edicioni të parë të “Big Brother”. Teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të tretë të formatit VIP, Arbri ka zbuluar më shumë për eksperiencën e tij, por dhe duke dhënë disa këshilla për banorët e rinj…

Cilët banorë kanë qenë të preferuarit e tu në edicionin e kaluar të “Big Brother VIP”?

E kam përzemër për natyrën e saj Oltën. Është një personazh që nga mënyra si është shfaqur e ka cënuar pak sepse vjet ishte një tension i madh negativiteti dhe që edhe më pozitivi të futej do ndikohej nga ajo vorbull. Unë Oltën e kam përzemër për mënyrën si përshfaqet pa asnjë lloj kompleksiteti. Kristi ka qenë ai personazh që është shfaqur që ditën e parë e deri ditën e fundit njësoj. Nuk ka ndryshuar. Po ashtu dhe Dea.

Po që nuk të kanë pëlqyer?

Nuk mund të thuhet që nuk më kanë pëlqyer… Lezeti i asaj loje është që janë personazhe të ndryshëm. Luizi ishte personazhi tipik që do bënte atë që bëri. Që mori jehonën maksimale. Ose do e dashurosh dhe do i shkosh marrëzisht nga mbrapa, si shumica e shqiptarëve ose do e shohësh si një personazh që krijon tensione dhe negativitet. Edhe në debatet që kishin njerëzit me njëri-tjetrin në përditshmëri, ishin një grup që e pëlqenin dhe ata që nuk e pëlqenin, që ishin më të paktë në numër, por agresivë se pse nuk e pëlqenin.

Nëse të ofrohet ftesa për të hyrë në “Big Brother VIP”, do e pranoje?

Tani gjej rastin që të përgjigjem puvlikisht për të gjithë ata që më pyesin. Aq shumë më kanë pyetur sa më mirë të hyj që të shpëtoj (qesh). Ai është një format që unë e pëlqej dhe është shumë interesant. Do isha shumë kurioz në sfidë me veten për të parë metamorfozën që kam kaluar këto 16 vite. Por kohën e kam shumë të pamundur për momentin në krahasim me 16 vite më parë. Kjo do më cënonte për ta shijuar siç duhet.