Showbiz

Michael Kors blen shtëpinë e modës “Versace”, irritohen stilistët dhe publiku

Askush nuk po arrin ta besojë se Donatella Versace arriti të shesë shtëpinë e saj të modës e cila prej më shumë se 20 vitesh ka bërë revolucion në fushën e modës, ka frymëzuar dhe konkurruar shtëpi të tjera mode.

Michael Kors arriti të blejë firmën më të famshme prej 2.1 bilion dollarësh por theksoi se Donatella do të vazhdojë të jetë pjesë e saj si krijuese. “Versace” e lindur në vitin 1978 nga Gianni Versace, ishte nën drejtimin e Donatella-s prej vitit 1997 pas vrasjes së këtij të parit.

Michael Kors dhe shefi ekzekutiv i kësaj firme John Idol, zbuluan se do të ndryshojnë emrin e “Versace” në “Capri Holdings” ndërkohë që premton se do ta zgjerojë atë me 200 apo 300 dyqane të reja. Gjithashtu ai planifikon të rrisë çmimin e këpucëve dhe aksesorëve me 35% deri në 60%, të cilat deri tani kanë qenë më të përballueshmet për blerësit.

Ky vendin i Donatella Versace jo vetëm që nuk është mirëpritur nga stilistët e tjerë e publiku por ata janë shprehur të irrituar në Twitter se ky është vendimi më i gabuar që është marrë prej dakadash në fushën e modës.