Bota

Ministri i Jashtëm izraelit kritikon takimin e Erdogan me liderin e Hamasit!

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka kritikuar presidentin turk, Recep Tayip Erdogan për vendimin e tij për të publikuar takimin e tij të fundit me kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Israel Katz ndau një foto në X, e cila Erdoganin duke shtrënguar duart me Haniyeh në një zyrë presidenciale në Stamboll gjatë fundjavës, duke shkruar se presidenti turk “duhet të ketë turp”.

Sipas zyrës presidenciale turke, Erdogan u takua me Haniyeh së bashku me anëtarët kryesorë të kabinetit të tij dhe Sameh Shoukry, ministri i Jashtëm egjiptian, për të diskutuar mbi sulmet izraelite në Gaza dhe përpjekjet për të ulur tensionet në të gjithë rajonin.

Iranit mund të largojnë vëmendjen ndërkombëtare nga vuajtjet në Gaza, ku 34,000 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite që nga 7 tetori.

Marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin janë përkeqësuar kohët e fundit ndërsa sulmet në Gaza kanë vazhduar. Kohët e fundit, Ankaraja vendosi që të ndalojë eksportin e 54 produkteve, përfshirë aluminin dhe çimenton, në Izrael derisa të arrihet një armëpushim.