Fashion

Modelja Belen Rodriguez vishet nga stilistja shqiptare në finalen e “Tu si que vales”

Modelja e njohur Belen Rodriguez tërhoqi shumë vëmendje me veshjen e saj në finalen e programit ” Tu si que vales” në krah të Castrogiovanni-t dhe Alessio Sakara-s. Belen kishte veshur një fustan të bardhë me një të çarë në këmbë, ku mori shumë komplimenta për look-un e saj.

Për veshjen e modeles është kujdesur stilistja shqiptare Lia Stublla. Kjo e fundit ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të Belen, ndërsa ka marrë urime pafund nga ndjekësit e saj.Gjithësesi kjo nuk është hera e parë që stilistja nga Kosova vesh personazhe të njohur ndërkombëtarë dhe Belen i është shtuar listës kohët e fundit.

Lia Stublla gjithashtu është kujdesur për veshjen e Hennessy Carolina, motrës së Cardi B, për veshjet e akotres së famshme Tiffany Panhilason, ka veshur reperen e famshme Lil Kim si dhe shumë të tjerë.