Showbiz

Modelja zbulon lidhjen e fshehtë me Robert Berishën

Jessica Kadiu është modelja 21-vjeçare e cila sapo ka tronditur median rozë me deklaratën e saj.

Nëse kthehemi pas në kohë para se të tregojmë se çfarë ka shkruar Jessica, kujtojmë se shumë pak kohë pas ndarjes së Robertit dhe Norës, ky i pari u përfol për një lidhje të re me një vajzë misterioze.

Pas disa fotove që qarkulluan në rrjet ku këngëtari është fotografuar me një vajzë të panjohur për publikun në Turqi, ai i mohoi komentet se ishte në një lidhje.

Tashmë Jessica ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet duke treguar publikisht se ka patur një lidhje me Robertin dhe se ajo nuk ka shkatërruar asnjë familje.

“Po është e vërtetë që kam patur një marrëdhënie me Robertin nuk e kuptoj përse duhet ta mbaj të fshehtë këtë gjë. Unë dhe ai nuk jemi më bashkë. Robert, faleminderit për të gjithë dashurinë që më ke dhënë këtë vit dhe do të doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Te dua sot e përgjithmonë” -shkruan ajo ndër të tjera në një shkrim në Insta Story.

Në një tjetër postim bukuroshja shtoi se ajo nuk ka shkatërruar martesën e Robertit dhe Norës madje as familjen e tyre. Modelja theksoi se lidhja e saj me Robertin ka nisur shumë kohë pas ish-bashkëshortët u ndanë.