Aktualitet

Mos u gënjeni nga përmirësimi i motit/Eshtë i përkohshëm!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ketë një përmirësim të përkohshëm të situatës meteorolgjike, me një tendencë rritje të presionit atmosferik krahasuar me ditët e fundit.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, si dhe me alternime të herëpasherëshme vranësirash të mesme e të larta, sidomos në veri të territorit e përqëndruar në relievet malore.  Vranësirat parashikohet të vijnë në shtim në orët e vona të pasdites kur gradualisht pritet që të kemi edhe rikthim të reshjeve të shiut.

Mjegull/mjegullinë pati në orët e para të mëngjesit në zonat luginore e pjesërisht zonat e ulëta.

Era do të fryjë e lehtë dhe me drejtim veriperëndim – juglindje e po ashtu me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, kryesisht në orët e mbrëmjes, era fiton shpejtësi 11-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
7/17
Diell re

Kukës
5/14
Diell re

Lezhë
9/17
Diell re

Dibër
5/14
Diell re

Durrës
10/19
Diell re

Tiranë
10/19
Diell re

Elbasan
9/17
Diell re

Berat
9/19
Diell re

Vlorë
9/18
Diell re

Korçë
5/14
Diell re

Gjirokastër
7/19
Diell re

Sarandë
9/18
Diell re