Aktualitet

Java mbyllet me mot të mirë/Diell dhe ngrohtë!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull/mjegullinë pati në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era fryn me drejtimin veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
12/27
Diell

Kukës
9/24
Diell

Lezhë
12/27
Diell

Dibër
8/23
Diell

Durrës
12/26
Diell

Tiranë
14/27
Diell

Elbasan
12/28
Diell

Berat
11/28
Diell

Vlorë
12/26
Diell

Korçë
7/21
Diell

Gjirokastër
9/26
Diell

Sarandë
13/25
Diell