Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 29 prill 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kjo për shkak të masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës.

Pati mjegull apo mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era fryn  me drejtim veriperëndim – verilindje e me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
12/29
Diell

Kukës
11/26
Diell

Lezhë
11/29
Diell

Dibër
9/28
Diell

Durrës
13/30
Diell

Tiranë
14/30
Diell

Elbasan
13/31
Diell

Berat
13/30
Diell

Vlorë
14/27
Diell

Korçë
8/24
Diell

Gjirokastër
9/29
Diell

Sarandë
14/26
Diell