Showbiz

Motra e Dua Lipës një yll i vërtetë në Instagram

Dua Lipa është një prej emrave më të komentuar dhe suksesshëm në botë. Mirëpo në media nuk shkruhet vetëm për të.

Edhe anëtarët e tjerë të familjes janë të ndjekur në rrjete sociale dhe emrat e tyre i shohim shpesh në media. Është motra e Duas, Rina Lipa, ajo e cila së fundmi e mori vëmendjen e ndjekësve me disa foto në Instagram.

Ajo është shfaqur tejet atraktive e veshur në bikini me ngjyrë të gjelbër. “Hidratim”, ka shkruar Rina pranë postimit.