Celebrities Gossip Showbiz

“Natën shpirt të dua…”/Ardit Çuni i drejtohet ish-finalistes së “BBV”!

Pavarësisht emocioneve dhe momenteve të paharrueshme nga edicioni i parë i “Big Brother VIP” të gjithë e kujtojmë dyshen Ardit-Beniada, që me shakatë dhe me ‘martesën’ e tyre u pëlqyen mjaft nga publiku. Edhe pas daljes nga shtëpia dhe përfundimit të spektaklit ata përsëri kanë një raport mjaft të mirë së bashku.

Kujtojmë se pas përfundimit të “BBV” ata deklaruan se nuk e shohin njëri-tjetrin si cift, së paku kjo u la të kuptohej qartë nga Beniada. Por ata vijojnë të kenë një raport shumë të mirë miqësor edhe tani. Këtë na e ka treguar së fundmi vetë Ardit i cili teksa i përgjigjej pyetjeve të drejtuara nga ndjekësit në rrjetin e tij social Instagram, ka publikuar mesazhet e fundit të shkëmbyera me Beniadën. Pasi fansat i kanë kërkuar që ai ta bëjë publike bisedën e fundit me të, Arditi me humor thotë se tani që e bëri publike Beniada do ta vrasë. Vihet re se biseda e tyre është mbylllur nga mesazhi që Arditi i ka dërguar Beniadës dhe i ka thënë:

Natën shpirt, të dua.

Vlen të theksohet gjithashtu se kohët e fundit, u përfol goxha në media se mes Einxhel dhe Beniadës mund të kishte pasur një krisje në miqësinë e tyre. Që pas përfundimit të “Big Brother VIP” Beniada dhe Einxhel nuk janë parë më bashkë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Pas përfundimit të spektaklit nuk ka pasur asnjë rast ku ato të jenë shfaqur bashkë, nisur dhe nga marrëdhënia e ngushtë që kishin.

Megjithatë, lidhur me këto thashetheme ka reaguar më në fund Beniada. Nëpërmjet një ‘Ask’ që ajo bëri me ndjekësit e saj në Instagram, një fans e pyeti bukuroshen nëse është e vërtetë që Einxhel i kishte ngelur hatri me të dhe nëse janë takuar që pas daljes nga shtëpia e “BBV”. Beniada nëpërmjet disa videove, i mohoi këto thashetheme duke u shprehur se:

Nuk e di pse shumë veta po ma bëjnë këtë pyetjen, por nuk ka asnjë arsye që mua apo Einxhel të na ketë ngelur hatri me njëra-tjetrën. Por të dyja kemi qenë shumë të ngarkuar me punën, unë me shtëpinë e re… Pas një muaji që kam dalë nga “Big Brother”, po filloj të ndërtoj jetën e re këtu në Tiranë. Kam hapur llogari bankare, NIPT , kam bërë dhe kartën e identitetit shqiptare. Për shkak të këtyre gjërave që na kanë marrë shumë kohë, as me mamin tim, as me familjarët e mi, nuk jam dëgjuar shumë. Por me Einxhel jemi dëgjuar, jemi takuar, absolutisht po.