Showbiz

Ndahet nga jeta aktori i serialit të famshëm amerikan, Bert Belasco

Shuhet në moshën 38-vjeçare aktori i njohur i serialit të famshëm amerikan “Let’s stay together”, Bert Belasco. Babai i tij ka rrëfyer se Belasco u gjet i pajetë në dhomën e një hoteli në Virxhinia. Nuk ka ende një përgjigje të autopsisë, ndaj nuk dihet arsyeja e vdekjes së aktorit.

Belasco ishte izoluar dhe po merrej me xhirimet e një filmi të ri. Pas disa telefonatash pa përgjigje, e dashura e aktorit kishte lajmëruar hotelin, stafi i të cilit e kishte gjetur të pajetë.

Belasco njihej gjithashtu për rolet e tij në “I’m Dying Up Here”, “The Mick”, “Pitch”, “Key and Peele” dhe “Justified”.