Botë e Çuditshme Food & Drink

Ndizet fillimisht më pas pritet me gërshërë/Pica më e çuditshme në botë!

Së fundmi në Tiktok është shfaqur një video e e një lloji pice, e njohur si pica më e mirë në Kore. Bëhet fjalë për një picë që fshihet brenda një brumi të fryrë që fillimisht ndizet dhe digjet për disa sekonda dhe më pas kamerieri merr një palë gërshërë dhe pret tullumbacen e brumit. Brenda, pica është plot me djathë, me vetëm disa feta domate sipër dhe brumi është gri, gjë që ka marrë shumë komente.

@explorewithahjussi

My new favorite pizza here in Korea, “bomb pizza”. Check it out! #ExplorewithAhjussi #pizza #bombpizza #viral #fyp #foryourpage #newfave

♬ Dj Left and Right Viral Tiktok – YB REMIX

Në fund pritet pica me gërshërë. Shumë pajtohen gjithashtu se vetë prezantimi është i pakuptimtë sepse pica quhet “bombë” dhe nuk shpërthen fare. Pothuajse të gjithë shkruajnë në komente se pica nuk duket aspak e shijshme dhe se nuk do ta provonin kurrë. Restoranti “The Place” në Korenë e Jugut e prezantoi atë në vitin 2016. E veçanta e kësaj pice është se pjesa e brendshme nuk piqet fare, por piqet para jush, kur e ndez kamerieri.

Dita ndërkombëtare e picës u festua më 17 janar dhe të dhënat tregojnë se pica e preferuar në botë është Margarita dhe se amerikanët hanë sasinë më të madhe. Sipas të dhënave të kompanisë Coldiretti, një amerikan mesatarisht ha 13 kilogramë pica në vit. Në Evropë kryesojnë italianët me 7.8 kilogramë për person në vit, të ndjekur nga spanjollët (4.3), francezët dhe gjermanët (4.2), britanikët (4), belgët (3.8) portugezët (3.6), ndërsa austriaku mesatar ha sasinë më të vogël të picës në Evropë në vit, vetëm 3.3 kilogramë.

Industria e picave, sipas të dhënave të kompanisë “Koldiretti”, shënon një xhiro prej më shumë se 15 miliardë lekësh në vit, ndërkohë që në atë sektor janë të punësuar të paktën 100 mijë persona me kohë të plotë, madje edhe më shumë në fundjavë. Pica është një nga ushqimet e preferuara të shumë njerëzve.