Bota

Ndodh pas 40 vitesh, “The Guardian” shkarkon karikaturistin Steve Bell!

Gazeta britanike “The Guardian” shkarkoi karikaturistin e saj Steve Bell pas më shumë se 40 vitesh punë për shkak të një “karikature antisemite” të Benjamin Netanyahu. “Më thanë se nuk janë më të gatshëm të publikojnë punën time pas karikaturës së Benjamin Netanyahut”,-tha Bell për mediat britanike.

Karikatura tregon Netanyahun duke veshur doreza boksi dhe duke mbajtur një bisturi mbi stomakun e tij të zhveshur, ndërsa bën një prerje në formën e Gazës, me mbishkrimin: “Banorët e Gazës, dilni tani“.

Kritikët thanë se ishte një referencë për Shylock nga Tregtari i Venecias i Shekspirit, i cili kërkon një “copë mish” nga ata që nuk mund të paguajnë një borxh. Bell i hodhi poshtë kritikat, duke i konsideruar si të pabaza. Zëdhënësi i “The Guardian” ka konfirmuar se gazeta nuk do të rinovojë kontratën me Bell.